Flash

KPP rrëzon ankesën për stacionin hekurudhor të Rinasit, hapet rruga për vijimin e projektit

Lapsi.al 21 September 2026

Komisioni i Prokurimit Publik rrëzoi ankesën për tenderin e stacionit hekurudhor të Aeroportit të Rinasit, duke i lejuar Hekurudhës Shqiptare të vijojë procedurën për kontratën fond limit 91.7 milionë lekë pa TVSH apo rreth 960 mijë euro.

Objekti i kontratës përfshin si hartimin e projektit të detajuar inxhinierik dhe arkitektonik, ashtu edhe ndërtimin e godinës së stacionit, pra një kontratë projektim-ndërtim me formulën “çelësa në dorë”.

Në vendimin e 16 shtatorit, KPP përcaktoi “të mos pranojë ankesën” e operatorit ekonomik dhe se “autoriteti kontraktor lejohet të vijojë me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit”.

Operatori ankimues kishte paraqitur ofertë prej 76.6 milionë lekësh, por ishte skualifikuar. Operatori i shpallur fitues paraprak kishte ofruar 81.1 milionë lekë, ndërsa një tjetër ofertues i kualifikuar kishte paraqitur ofertë rreth 87 milionë lekë.

Mosmarrëveshja lidhej me mënyrën se si operatori ankimues kishte deklaruar mbështetjen në kapacitetet e subjekteve të tjera për plotësimin e kërkesave për licencat profesionale dhe stafin teknik.

KPP vlerësoi se dokumentacioni “nuk plotëson kërkesat e autoritetit kontraktor dhe nuk mund të konsiderohet i vlefshëm”, duke arritur në përfundimin se pretendimi i operatorit “nuk qëndron”.

Stacioni do të zhvillohet në një sipërfaqe prej rreth 6,287 metrash katrorë, ndërsa godina do të ketë rreth 260 metra katrorë. Projekti parashikon salla pritjeje, sportele dhe makina automatike për bileta, ambiente shërbimi, sisteme sigurie dhe hapësira parkimi.

Dokumentacioni kërkon gjithashtu që objekti të projektohet si një “stacion i gjelbër”, me eficiencë energjetike, ndriçim natyral, panele fotovoltaike dhe sisteme për mbledhjen e ujërave të shiut. Stacioni është pjesë e projektit më të gjerë për rehabilitimin e linjës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e degëzimit drejt Aeroportit “Nënë Tereza”. Projekti përfshin rreth 40 kilometra linjë dhe synon një kohë udhëtimi prej rreth 12 minutash mes Tiranës dhe aeroportit dhe rreth 22 minutash mes Tiranës dhe Durrësit.

Sipas dokumenteve zyrtare, shërbimi për pasagjerët parashikohet të nisë në fund të vitit 2027 edhe pse me ecurinë e deritanishme mbetet për tu parë nëse kjo do të finalizohet./ N.Maho

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI