Flash

Grupi i shqiptarëve futen në banesë për të grabitur, pronari qëllon dhe vret 36-vjeçarin në Itali

Lapsi.al 21 September 2026

Një 36-vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë me armë zjarri gjatë një tentative grabitjeje në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos, në Itali. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, viktima është identifikuar nga karabinierët si Gjovalin Lazri, banues në Torino. Hetuesit bëjnë me dije se 36-vjeçari dyshohet se kishte precedentë penalë.

Ngjarja ndodhi gjatë natës, kur disa persona u futën në oborrin e një banese në rikonstruksion. Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, në grup ishin rreth katër ose pesë persona. Pronari i banesës, Roberto Mollo, 35 vjeç, u zgjua nga zhurmat dhe doli në ballkon, ku kishte me vete një pistoletë gjysmëautomatike, të cilën e kishte të regjistruar ligjërisht. Ai qëlloi drejt personave që ndodheshin në oborr dhe njëri prej tyre u godit. Lazri mbeti i plagosur rëndë dhe megjithëse ekipet e emergjencës tentuan ta shpëtonin, ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Pas të shtënave, personat e tjerë që ndodheshin me të u larguan nga vendi i ngjarjes. Karabinierët po kërkojnë gjurmë që mund t’i çojnë te automjeti me të cilin dyshohet se u larguan. Sipas hetimeve paraprake, nga banesa nuk ishte marrë asnjë material. Vetë Mollo telefonoi shërbimet e emergjencës pas ngjarjes dhe njoftoi policinë se disa persona ishin futur në pronën e tij. Prokuroria e Astit ka hapur një hetim për vrasje, ndërsa 35-vjeçari është nën hetim në gjendje të lirë. Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë me saktësi dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat në të cilat u përdor arma.

Ndërkohë, trupi i 36-vjeçarit shqiptar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Torino, ku pritet të kryhet autopsia. Hetimet po drejtohen nga karabinierët e Cuneos dhe Bra-s, nën koordinimin e Prokurorisë së Astit. Bashkëpunëtorët e dyshuar të viktimës vijojnë të jenë në kërkim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI