Flash

Territorialja/ Komuniteti kundër shkrirjes së Bashkisë Patos, letër drejtuar Kuvendit

Lapsi.al 25 September 2026

Banorët e Patosit janë shprehur kundër planit të Partisë Socialist për reformën territoriale, që parashikon bashkimin e kësaj bashkie, me atë të Fierit. Një përfaqësi e komunitetit mes tyre aktorë, politikanë e shkrimtarë, i janë drejtuar me një letër Kuvendit, duke i kërkuar informacion dhe analizë të plotë, para se ky plan të miratohet. Në letër thuhet se komuniteti kërkon që bashkia të rruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.

 “Në kuadër të procesit të Reformës Administrativo-Territoriale, paraqesim këtë parashtresë lidhur me statusin territorial dhe administrativ të Bashkisë Patos. Komuniteti i Patosit kërkon që, përpara çdo vendimmarrjeje për ndryshimin e statusit të kësaj bashkie ose për bashkimin e saj me Bashkinë Fier, të kryhet dhe të bëhet publike një analizë e plotë, objektive dhe e verifikueshme mbi: funksionalitetin e Bashkisë Patos; kapacitetin e saj administrativ; kapacitetin financiar; strukturën ekonomike të territorit; karakteristikat demografike; veçoritë gjeografike; aksesin e qytetarëve në shërbime; historinë administrative; identitetin shoqëror dhe kulturor; ndikimin e industrisë së naftës dhe gazit; kostot dhe përfitimet e një bashkimi të mundshëm me Fierin; alternativat ndaj bashkimit. Pozicioni i komunitetit është se Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore”, thuhet në letër.

Sipas tyre, kjo analizë duhet të bëhet publike dhe të marrë në shqyrtim funksionalitetin e Bashkisë Patos, kapacitetet administrative e financiare, strukturën ekonomike, si dhe karakteristikat demografike e gjeografike të territorit. Në letër kërkohet gjithashtu vlerësimi i aksesit të qytetarëve në shërbime, historisë administrative, identitetit shoqëror e kulturor, si dhe ndikimit të industrisë së naftës dhe gazit në territor.

Një tjetër pikë e kërkesës lidhet me analizimin e kostove dhe përfitimeve që do të sillte një bashkim i mundshëm me Fierin, si edhe shqyrtimin e alternativave ndaj bashkimit. Në fund të letrës, nënshkruesit shprehin qëndrimin se Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI