Flash

Tentuan të kalonin ilegalisht në Shqipëri 24 emigrantë, prangosen tre persona në aksin Librazhd–Elbasan

Lapsi.al 5 August 2026

Tre persona janë vënë në pranga në aksin Librazhd-Elbasan, pasi tentuan të kalonin ilegalisht në kufij 24 emigrantë të paligjshëm.

"Kapen në aksin “Librazhd–Elbasan”, dhe vihen në pranga 3 shtetas, Florjan Mustafa, Aleksandër Rira dhe Denis Çollaku, që transportonin në 2 raste, 24 emigrantë që kishin hyrë ilegalisht, në Shqipëri. Njëri prej tyre e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi.

Sekuestrohen 2 automjetet. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të transportimit kundrejt pagesave, të emigrantëve nga Vendet e Treta, të cilët synojnë të shkojnë ilegalisht, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan 2 operacione të njëpasnjëshme në këtë fushë.

Konkretisht, nga 2 ndërhyrjet e kryera në aksin rrugor “Librazhd–Elbasan”, u finalizuan operacionet e koduara:

-“Aksi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë, duke transportuar 14 emigrantë, shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Elbasan;

-“Aksi 01”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë, duke transportuar 10 emigrantë, shtetasit A. R., 23 vjeç dhe D. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Përrenjas. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. R. e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI