Flash

Tenistja ukrainase, Yastremska rrëfen e tronditur: “Një raketë ruse ma shkatërroi shtëpinë”

Tenistja ukrainase Dayana Yastremska ka deklaruar se apartamenti i familjes së saj në Odesa është shkatërruar në një sulm rus.

Lapsi.al 13 September 2026

Tenistja ukrainase Dayana Yastremska ka deklaruar se apartamenti i familjes së saj në Odesa është shkatërruar në një sulm rus. “Një raketë ruse shkatërroi apartamentin tonë në Odesa. E vetmja gjë që shpëtoi ishte një peshqir i Roland Garros”, shkroi Yastremska në Instagram.

Fotot dhe videot që ajo publikoi tregonin një peshqir portokalli të Roland Garros të varur mes rrënojave të një godine banimi. “Një pjesë e historisë së tenisit botëror i mbijetoi një rakete ruse. Shtëpia jonë jo”, shkroi gjysmëfinalistja e Australian Open 2024.

Yastremska deklaroi se godina u godit drejtpërdrejt nga një raketë lundruese Kalibr. Guvernatori i rajonit të Odesës, Oleh Kiper, deklaroi se 35 persona, mes tyre edhe një foshnjë, mbetën të plagosur dhe dy persona rezultonin të zhdukur pas sulmit rus ndaj Odesës dhe Chornomorsk-ut të afërt, të kryer gjatë natës mes 12 dhe 19 shtatorit me raketa dhe dronë.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI