Flash

Dinamo shpërthen në derbi, Partizani i dënuar nga gafat e tij: magjia e Fadairos nuk shpëton dot teknikun Bratu

Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja triumfoi 4-2 ndaj Partizanit në Vorë, në një përballje ku gjashtë gola u shënuan nga gjashtë futbollistë të ndryshëm.

Lapsi.al 12 September 2026

Derbi i kryeqytetit dhuroi një nga ndeshjet më spektakolare të javëve të para të Abissnet Superiores. Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja triumfoi 4-2 ndaj Partizanit në Vorë, në një përballje ku gjashtë gola u shënuan nga gjashtë futbollistë të ndryshëm. Partizani, që e luajti sfidën si skuadër pritëse, nuk arriti të përfitojë nga avantazhi i fushës dhe pësoi një tjetër goditje në një start ku pikët kanë qenë të pakta. Dinamo, në të kundërt, konfirmoi pozicionin e saj në pjesën e sipërme të tabelës, duke e mbyllur javën me 9 pikë.

Pas fitores me Vllazninë, një prapaktheu e fortë për të kuqtë që jo vetëm pësojnë poker, duke e cuar në 8 numrin e golave të lejuar, por tregojnë brishtësi të frikshme në prapavijë. Hekuran Berisha hapi serinë e golave pas një gafe skandaloze të Buxhelajt në minutën e 11’, ndërsa Aliu konfirmohet e vetmja blerje e goditur e Partizanit me golin e shënuar me finesë përballë Teqjas, pas tre minutash.

Skuadra e Ilir Dajës e merr fatin në duart e saj dhe brenda pak minutash shënojnë dy herë, duke shfrytëzuar gabimet në vendosje të të kuqve. Hoxhallari me kokë riktheu avantazhin, ndërsa Silva-Richards bëri tris.

Ajo që bëri Fadairo pastaj ishte nga ato gola që mund të ndryshojnë fatet e lojës, për nga bukuria, vështirësia e ekzekutimit dhe fakti që riktheu në lojë të besuarit e Bratu. Por goli i dytë radhazi me fanellën e kuqe i anësorit nuk shkund sa duhet Partizanin, që pëson të katërtin nga Qardaku.

POKER HISTORIK

Rezultati 4-2 i jep derbit edhe një veçanti statistikore. Një përballje mes Partizanit dhe Dinamos me gjashtë gola të shënuar dhe gjashtë autorë të ndryshëm nuk është një rezultat i zakonshëm në historinë e këtij dueli. Pas vitit 2000, një nga rezultatet më të theksuara mbetet fitorja 5-2 e Partizanit ndaj Dinamos në vitin 2004.

Pas katër javësh kampionat, Dinamo renditet e dyta me 9 pikë, në të njëjtën kuotë me Egnatian. Partizani, ndërkohë, mbetet me vetëm 4 pikë, një diferencë që tregon qartë se dy skuadrat e kryeqytetit po përjetojnë një nisje të ndryshme të sezonit.

Derbi në Vorë nuk solli vetëm tre pikë për Dinamon, por edhe një sinjal të fortë për rivalët: skuadra e Ilir Dajës po qëndron në grupin e ekipeve pretendente, ndërsa Partizani duhet të reagojë shpejt për të mos e thelluar diferencën me kreun. Për Partizanin, situata komplikohet edhe nga mungesat në repartin ofensiv. Xhuliano Skuka dhe Seku Sidibe nuk ishin në dispozicion, ndërsa trajneri Florin Bratu aktualisht nuk i ka pjesë të zgjedhjeve të tij kryesore dy sulmuesit e “demave”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI