Flash

Në mes të dramës me familjen Beckham, Nicola Peltz merr çmimin “Rising Star” në Venecia

Lapsi.al 6 September 2026

Nicola Peltz Beckham u nderua me çmimin “Rising Star” në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa në momentin e marrjes së trofeut ajo falënderoi bashkëshortin, Brooklyn Beckham, dhe familjen e saj.

Aktorja 31-vjeçare u ngjit në skenën e vogël të ngritur në kopshtet e Casa Cinema Giovani, ndërsa Brooklyn e shoqëroi me kujdes, duke e kapur nga krahu dhe duke i qëndruar pranë gjatë gjithë momentit.

“Zakonisht ndihem më rehat duke interpretuar një personazh si aktore sesa të qëndroj përpara një audience, ndaj ju lutem më duroni”, u shpreh ajo gjatë fjalimit.

“Faleminderit shumë për këtë nderim kaq të madh. Të marrësh një çmim në Festivalin e Filmit në Venecia është diçka që do ta mbaj me vete gjatë gjithë karrierës sime”, shtoi ajo.


Nicola më pas iu drejtua familjes së saj, duke veçuar bashkëshortin Brooklyn.

“Familja ime është gjithçka për mua. Mami, babi, vëllezërit e mi Diesel dhe Brad, dhe Brooklyn, faleminderit. Ju gjithmonë besoni tek unë. Mbështetja juaj është arsyeja pse mund të arrij yjet”, tha ajo.

Babai i saj, biznesmeni miliarder Nelson Peltz, nëna Claudia dhe vëllai Bradley ishin të pranishëm në ceremoni për ta mbështetur. Përpara se Nicola të ngjitej në skenë pati edhe një moment kaotik, pasi emri i saj u thirr disa herë për të marrë çmimin. Një prej prezantuesve madje pyeti: “Ku është ylli ynë i bukur?”

Më pas u mësua se Nicola nuk dëshironte ta merrte çmimin pa qenë e pranishme edhe aktorja legjendare Faye Dunaway, 85 vjeçe, e cila po nderohej në të njëjtën ceremoni me një çmim për arritje jetësore.


Nicola Peltz e nisi karrierën në aktrim që në moshën 11-vjeçare, në filmin “Deck the Halls”, ku luajti përkrah Danny DeVito. Më vonë ajo u shfaq edhe në “The Last Airbender” dhe “Transformers: Age of Extinction”.

Së fundmi, ajo është angazhuar edhe në shkrimin dhe prodhimin e filmave përmes kompanisë së saj, Bunny Films, e cila mban emrin e gjyshes së saj të ndjerë dhe është financuar pjesërisht nga babai i saj.

Filmi i saj i fundit është “Lola”, i cili nuk pati një shpërndarje të gjerë në kinema. Ndërkohë, Nicola po punon prej muajsh për filmin “Prima”, ku luan rolin e një balerine kryesore të quajtur Margo. Filmi ka në kast edhe Faye Dunaway, Jack Huston, Mira Sorvino dhe Betty Gabriel.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI