Flash

Sulmet ruse në Rumani, Ursula Von der Leyen: Moska ka kaluar një tjetër kufi

Lapsi.al 29 May 2026

Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ashpër pas rrëzimit të një droni rus në një pallat apartamentesh në Rumani, duke e cilësuar sulmin si një tjetër përshkallëzim të agresionit të Rusi ndaj territorit të Bashkimit Evropian.

Me anë të një postimi në rrjetin social "X", Von der Leyen deklaroi se agresioni i Rusisë ka kaluar edhe një kufi tjetër, duke iu referuar sulmit me dron që goditi zonën e banuar, ku si pasojë dy persona mbetën të lënduar dhe rreth 70 të tjerë u detyruan të evakuohen.

Presidentja e Komisionit Evropian theksoi më tej se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet të plotë me Rumaninë dhe qytetarët e saj, ndërsa paralajmëroi masa të reja kundër Moskës.

"Lufta e agresionit e Rusisë ka kaluar një vijë tjetër. Një inkursion me dron rus goditi një zonë të dendur me popullsi në Rumani, duke plagosur civilë në territorin e BE-së. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Rumaninë dhe popullin e saj. Ndërsa vazhdojmë të forcojmë sigurinë dhe parandalimin tonë, veçanërisht në kufirin tonë lindor, do të vazhdojmë të rrisim presionin mbi Rusinë. Po përgatisim një paketë të 21-të sanksionesh," tha Von der Leyen në "X".

Të këshilluara

Pse po përhapet Ebola?

Epidemia e Ebolës vazhdon të përhapet në provincat Ituri dhe Kivu Veriore në Republikën Demokratike të Kongos. Nënt&eum...

08:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI