Flash

SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes, armëpushim 60-ditor dhe negociata bërthamore

Lapsi.al 29 May 2026

SHBA-ja dhe Irani duket se po afrohen drejt një marrëveshjeje diplomatike. Sipas mediave amerikane palët kanë rënë dakord në parim për një memorandum mirëkuptimi që parashikon zgjatjen e armëpushimit me 60 ditë dhe nisjen e negociatave për programin bërthamor iranian. 

Megjithatë, marrëveshja nuk është finalizuar ende. Sipas raportimeve të Axios dhe i24news, drafti është dakordësuar nga ekipet negociatore të të dy vendeve, por ende mungon miratimi përfundimtar politik nga të dyja palët.

Burime pranë negociatave thonë se presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar detajet e marrëveshjes përpara se të japë miratimin final. Nga ana tjetër, mediat izraelite raportojnë se pengesë mbetet edhe aprovimi nga Mojtaba Khamenei, djali i liderit suprem të Iranit.

Ndërkohë, agjencia iraniane Tasnim mohoi se marrëveshja është mbyllur, duke deklaruar se teksti i memorandumit vazhdon të jetë në diskutim.

Sipas raportimeve, memorandumi përfshin katër pika kryesore: garantimin e lundrimit të lirë në Ngushticën e Hormuzit, heqjen graduale të bllokadës detare amerikane, angazhimin e Iranit për të mos zhvilluar armë bërthamore dhe nisjen e diskutimeve për heqjen e sanksioneve dhe zhbllokimin e fondeve iraniane të ngrira. Dokumenti parashikon gjithashtu krijimin e një mekanizmi për dërgimin e ndihmave humanitare dhe mallrave drejt Iranit.

Zhvillimet vijnë në një moment tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit. Irani reagoi së fundmi ndaj sulmeve amerikane pranë Bandar Abbas me një sulm ndaj një baze ajrore amerikane që besohet të ndodhet në Kuvajt.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI