Flash

Shkelet armëpushimi/ Netanyahu urdhëron ushtrinë të pushtohet 70% të Rripit të Gazës

Lapsi.al 29 May 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se i ka dhënë urdhër ushtrisë izraelite të zgjerojë kontrollin territorial në Rripin e Gazës deri në 70%, një lëvizje që rrezikon të shembë armëpushimin e brishtë dhe të përkeqësojë krizën humanitare në territorin palestinez. 

Sipas marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA në tetor, ushtria izraelite ishte tërhequr në një vijë demarkacioni që i jepte kontroll të drejtpërdrejtë mbi 53% të territorit të Gazës. Megjithatë, që prej atëherë, forcat izraelite kanë avancuar gradualisht drejt perëndimit, në zonat e kontrolluara nga Hamasi, duke krijuar një “tokë të askujt” ku ushtria izraelite pretendon të drejtën të kontrollojë hyrjet dhe të hapë zjarr ndaj kujtdo që e konsideron kërcënim.  

“Aktualisht po e shtrydhim Hamasin. Tani kontrollojmë 60% të territorit në Rrip. Ishim në 50%, kaluam në 60%. Direktiva ime është të kalojmë në 70%”, tha Netanyahu.   

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se objektivi përfundimtar i qeverisë është largimi i një numri të madh palestinezësh nga Gaza përmes asaj që ai e quajti “migrim vullnetar”.

Megjithatë, organizatat e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar planin si një strategji afatgjatë për spastrim etnik, duke i bërë kushtet e jetesës në Gaza të papërballueshme për popullsinë civile.

Të këshilluara

Pse po përhapet Ebola?

Epidemia e Ebolës vazhdon të përhapet në provincat Ituri dhe Kivu Veriore në Republikën Demokratike të Kongos. Nënt&eum...

08:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI