Flash

Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

Lapsi.al 30 July 2026

Qeveria synon të rishikojë kufijtë e shpejtësisë në rrjetin kombëtar dhe njëkohësisht do të zgjerojë monitorimin elektronik të drejtuesve të automjeteve, përmes kamerave dhe sistemeve inteligjente të lidhura me qendrën e kontrollit të trafikut.

Masat janë pjesë e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planit të saj të veprimit publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare. Dokumenti parashikon gjatë periudhës 2027–2029 “vendosjen e kamerave të shpejtësisë dhe sinjalistikës tjetër inteligjente” në pika të përzgjedhura të rrjetit rrugor.

Pajisjet do të përdoren për monitorimin e shpejtësisë dhe do të integrohen me Qendrën e Kontrollit dhe Menaxhimit të Trafikut, sipas planit. Treguesi i përcaktuar për zbatimin e masës është numri i vendndodhjeve ku instalohen kamerat dhe sinjalistika inteligjente. Autoriteti Rrugor Shqiptar është institucioni përgjegjës për zbatimin, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, strukturat përgjegjëse për transportin dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Në të njëjtën periudhë, autoritetet do të rishikojnë edhe kufijtë ekzistues të shpejtësisë. Strategjia kërkon që ato të përshtaten sipas “Qasjes së Sistemit të Sigurt”, duke marrë parasysh karakteristikat e rrugës, mbrojtjen që ofrojnë automjetet dhe aftësinë e trupit të njeriut për të përballuar goditjen gjatë një aksidenti.

Dokumenti parashikon që kufijtë e rinj të lidhen me nivelin e rrezikut në secilin segment, ndërsa masat në zonat urbane do të përfshijnë qetësimin e trafikut dhe ndërhyrje pranë shkollave dhe zonave me lëvizje të lartë të këmbësorëve.

Plani kërkon gjithashtu monitorimin e “përqindjes së automjeteve që udhëtojnë brenda kufirit të shpejtësisë” në kushte trafiku të lirë. Ky tregues do të përdoret për të matur zbatimin e strategjisë dhe për të orientuar kontrollet policore dhe fushatat e sigurisë rrugore.Monitor

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI