Flash

Mister në Athinë, një grua britanike gjendet e vdekur brenda një valixhe

Lapsi.al 30 July 2026

Autoritetet greke kanë identifikuar trupin e pajetë të gjetur brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në qendër të Athinës. Viktima është një 38-vjeçare me shtetësi britanike, e cila sipas hetimeve paraprake kishte humbur jetën disa javë përpara se trupi të zbulohej.

Trupi u gjet më 18 korrik nga një person i pastrehë në një ndërtesë të braktisur në lagjen Kypseli të Athinës. Viktima ishte mbështjellë me rroba dhe ishte vendosur në një qese mbeturinash brenda valixhes.

Sipas autoriteteve greke, gruaja ishte rreth 1.62 metra e gjatë, me flokë të kuqërremtë të lidhur topuz. Në momentin e gjetjes ajo mbante veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra. Nuk kishte tatuazhe apo shenja të tjera dalluese.

Hetimet kanë zbuluar se 38-vjeçarja kishte mbërritur në Greqi më 29 qershor nga Qiproja, pasi kishte udhëtuar më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Policia greke vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar lëvizjet e saj përpara vdekjes.

Për shkak të mënyrës se si u gjet trupi, autoritetet e trajtojnë çështjen si një akt kriminal. Sipas mediave greke, autopsia ka treguar se viktima kishte ndërruar jetë rreth tetë ditë përpara zbulimit të trupit, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune apo përleshjeje.

Hetuesit nuk përjashtojnë përfshirjen e autoriteteve britanike në procesin hetimor, ndërsa puna për zbardhjen e rrethanave të vdekjes vijon.

Të këshilluara

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI