Flash

Shqipëria në flakë, Rama "bëhet i gjallë": Situata nën kontroll!

Lapsi.al 5 September 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarreve në Himarë dhe Fier, ku mbrëmja e kaluar u shoqërua me vatra të fuqishme zjarri dhe dëme të konsiderueshme.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për banorët apo zonat e banuara.

 
“Himara dhe Fieri kaluan një natë shumë të vështirë mbrëmë”, shkruan kryeministri.

Sipas tij, strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret. Rama thekson gjithashtu se bashkitë do të vijojnë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Ndërkohë, forcat operacionale vijojnë të jenë të angazhuara në terren, ndërsa situata në zonat e prekura po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë
Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve
Bashkitë do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Të këshilluara

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI