Flash

Situatë kritike në Himarë/ Digjen 2 shtëpi, nis evakuimi i banorëve dhe turistëve

Lapsi.al 4 September 2026

Mbetet e rënduar situata nga zjarri në Himarë. Raportohet se flakët kanë shkrumbuar deri tani 2 banesa ndërsa rreth 40 të tjera janë rrethuar nga zjarri. Flakët po përparojnë me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit.

Kryetari i Bashkisë Vangjel Tavo ka bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm nga banesat të zonave të rrezikuara. 

Para pak çastesh ka nisur evakuimi i banorëve dhe i turistëve që ndodhen në hotelet e Himarës. 

Situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit, të cilët vijojnë të jenë në terren, duke punuar për shuarjen dhe izolimin e flakëve. Kanë qenë të shumtë banorët që kanë bërë apel për ndihmë pasi flakët po u afrohen shtëpive të tjera në qytet. /LAPSI.al


Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI