Flash

Shqipëria, asnjë problem me San Marinon: Mehmeti goli i parë kuqezi, debuton Qefalia, kuqezinjtë të parët

Shqipëria bën detyrën edhe në transfertë dhe merr fitoren e dytë radhazi në Nations League. Kuqezinjtë largohen nga Serravalle me një sukses të pastër 3-0 ndaj San Marinos

Lapsi.al 29 September 2026

Shqipëria bën detyrën edhe në transfertë dhe merr fitoren e dytë radhazi në Nations League. Kuqezinjtë largohen nga Serravalle me një sukses të pastër 3-0 ndaj San Marinos, në një ndeshje që e kontrolluan nga fillimi deri në fund dhe që i lejon të ruajnë kreun e grupit me pikë të plota. Mehmeti shënoi golin e parë me Kombëtaren, Uzuni e Manaj rikthehen te goli, ndërsa debutuan Samuele Sina, Klevi Qefalia dhe Luis Hasa.

Edhe pse me disa ndryshime në formacion, Shqipëria e nisi takimin me qartësi në lojë dhe me synimin për ta zgjidhur sa më shpejt ndeshjen. Në një përballje ku diferencat mes dy skuadrave ishin të dukshme, kuqezinjtë krijuan vazhdimisht presion dhe nuk i dhanë hapësira kundërshtarit për të besuar te surpriza. Në formacion ishte edhe debutuesi Sina, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës u kujdes që ritmi i ndeshjes të mbahej nën kontroll.

Goli i parë erdhi në minutën e 21' dhe mbajti firmën e Anis Mehmetit. Sulmuesi përfitoi nga një asist i saktë i Rey Manajt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e tij të parë me fanellën e Kombëtares. Shqipëria nuk u mjaftua me avantazhin minimal dhe vetëm gjashtë minuta më vonë e dyfishoi rezultatin. Këtë herë ishte Myrto Uzuni ai që u shfaq në momentin e duhur përballë portës së San Marinos, duke e çuar rezultatin në 0-2.

Avantazhi i dy golave i dha Shqipërisë më shumë qetësi, ndërsa në pjesën e dytë kuqezinjtë vijuan të menaxhonin ndeshjen pa rrezikuar kontrollin e saj. Rey Manaj, protagonist në golin e parë me asistimin për Mehmetin, vendosi edhe vetë emrin në listën e golashënuesve. Në minutën e 65', sulmuesi realizoi golin e tretë të Shqipërisë dhe praktikisht mbylli përfundimisht llogaritë e takimit.

Në fund, 3-0 dhe një tjetër paraqitje e sigurt për skuadrën kuqezi, e cila vazhdon me ritëm të plotë në Ligën e Kombeve. Dy ndeshje, dy fitore dhe gjashtë pikë e vendosin Shqipërinë në krye të grupit. Një pozicion që merr edhe më shumë rëndësi pas barazimit 0-0 mes Finlandës dhe Bjellorusisë, rezultat që e lë Finlandën dy pikë pas kuqezinjve. Shqipëria e mbyll kështu këtë sfidë pa shumë vështirësi, por me një tjetër hap të rëndësishëm në objektivin për të vijuar rrugëtimin në Ligën e Kombeve nga pozita e kreut.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI