Flash

Masat për San Marinon janë marrë, Maran hermetik për formacionin: “As lojtarët nuk e dinë”

Rolando Maran është gati për sfidën me San Marinon, për të vazhduar tashmë me fitoren e dytë radhazi në Nation League.

Lapsi.al 28 September 2026

“Shqipëria duhet të bëjë një ndeshje serioze, me përqendrim maksimal. Janë ndeshje që të ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e skuadrës. Duhet durim i veçantë. Në këtë mënyrë di dhe çfarë duhet të bësh. Duhet shumë respekt për San Marion, do marrim masat e duhura për çdo situatë që do të krijohej”. Rolando Maran është gati për sfidën me San Marinon, për të vazhduar tashmë me fitoren e dytë radhazi në Nation League. Ndoshta mendja e teknikut italian është te Finlanda, por është një ndeshje nesër për tu fituar dhe në konferencën për shtyp para sfidës, Maran insistoi në këtë pikë, duke e ditur se si do të zhvillohet loja. “Kur ke qarkullim të topit, sidomos me skuadër që do ketë tendencën për t’u mbyllur në mbrojtje, duhet të kemi hapësirë që të mund të spostosh le të themi mbrojtjen kundërshtare. Të krijosh hapësira, në mënyrë që të shmangësh edhe bërjen e ndonjë gabimi që mund të çojë te rezultat problematik”.

Ajo që Maran mban fshehur është formacioni. Italiani është i kthjellët në idetë e tij, po jo aq sa për ti zbuluar atë as vetë lojtarëve: “Praktikisht e kam një ide se kush mund të jetë 11-shja që do të startojë. Kemi dhe rreth 24 orë para se të luajmë ndeshjen. Jam i bindur që të gjithë do të hynë në fushë për të bërë ndeshjen më të mirë të mundshme. As lojtarët nuk e dinë ende, kjo do të ishte mungesë respekti që të merrej vesh përpara nga media”. 

Nga ana tjetër, është e kuptueshme që duhen bërë ndryshime, sepse mbeten për tu luajtur 3 ndeshje Brenda një jave dhe ishin 4 në 11 ditë. “Është diçka ndryshe dhe fakti që luhen 4 ndeshje radhazi për herë të pare – shpjegoi konceptin Maran -. Kur bëra listën e lojtarëve, kam marrë parasysh kushtet fizike dhe karakteristikave. Qoftë të kundërshtarëve, por edhe të lojtarëve. Mund të ketë ndryshim, por jo të fizionomisë të skuadrës. E rëndësishme që ne të rritemi në vlerë, jam i bindur që kushdo të luajë do jetë i motivuar për të bërë më të mirën. 28 lojtarët e grumbulluar kanë impenjimin maksimal. Mund të ketë ndonjë ndryshim, pasi e favorizojnë kushtet, por jo në fizionominë e skuadrës”.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI