Flash

Shisnin bizhuteri argjendi të kontrabanduara, procedohen penalisht dy persona në Korçë

Lapsi.al 30 September 2026

Dy persona në Korçë janë proceduar penalisht, pasi shisnin në qytet bizhuteri argjendi, pa lëshuar fatura tatimore.

Edvald Mesiti dhe Spartak Pëllumbi, banues në Tiranë u kapën nga shërbimet e policisë në qytetin e Korçës, në shëtitoren ”Shën Gjergji”. Sipas informacioneve dy personave iu sekuestruan bizhuteri argjendi me peshë totale 27 kilogramë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Silver”.     

Shitnin në qytetin e Korçës, bizhuteri argjendi të kontrabanduara, procedohen penalisht 2 shtetas.  Sekuestrohen bizhuteri të ndryshme argjendi, me peshë totale 27 kilogramë. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimit të kryer me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Silver”, në kuadër të të cilit u proceduan penalisht shtetasit E. M., 45 vjeç dhe S. P., 65 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në shëtitoren ”Shën Gjergji”, në qytetin e Korçës, duke shitur bizhuteri argjendi, pa lëshuar fatura tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bizhuteri argjendi (me peshë 27 kg), pa asnjë dokument shoqërues. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kondrabanda me mallra të tjera", "Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kondrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës apo faturës tatimore".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI