Flash

BE përgatit rregulla të reja për zgjerimin/ Shqipëria merr udhërrëfyesin e posaçëm për 2027

Lapsi.al 30 September 2026

Bashkimi Evropian po përgatitet të ndryshojë mënyrën se si do të funksionojë zgjerimi i ardhshëm, ndërsa Shqipëria pritet të jetë ndër vendet e para që do të marrë një udhërrëfyes konkret për përfundimin e negociatave të anëtarësimit. Komisioni Evropian po harton masa të reja sigurie për vendet që do t’i bashkohen Unionit në të ardhmen. Siç raporton Reuters, mes propozimeve është edhe mundësia që anëtarët e rinj të marrin përsipër, për një periudhë të kufizuar, të mos bllokojnë me veto vendime që kërkojnë konsensus. Dokumenti parashikon gjithashtu mekanizma për pezullimin e disa të drejtave në rast të kthimit pas në standardet demokratike. Në diskutim është edhe integrimi gradual i vendeve kandidate në fusha si energjia, mbrojtja dhe transporti, përpara anëtarësimit të plotë. 

Në këtë proces, Shqipëria pritet të ketë një udhërrëfyes të posaçëm. Komisioni Evropian po punon për të formalizuar objektivin që Tirana të mbyllë të gjithë kapitujt negociues deri në fund të vitit 2027. Dokumenti pritet të përcaktojë edhe reformat dhe rezultatet konkrete që duhet të përmbushen për të arritur këtë objektiv. Deri tani, Brukseli është treguar i kujdesshëm me vendosjen e datave fikse, pasi procesi i zgjerimit mbështetet te përmbushja e kritereve. Shqipëria ka hapur të 33 kapitujt negociues, ndërsa në korrik u mbyllën përkohësisht tre prej tyre: Shkenca dhe Kërkimi, Arsimi dhe Kultura, si dhe Marrëdhëniet me Jashtë. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI