Flash

Përshkallëzohet konflikti/ SHBA godet pesë cisterna iraniane, Irani kundërpërgjigjet me raketa drejt bazës amerikane në Jordani

Lapsi.al 9 September 2026

Konflikti mes SHBA-së dhe Iranit është përshkallëzuar me sulme të reja reciproke. Forcat amerikane kanë goditur pesë cisterna iraniane, ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur me raketa ndaj një baze amerikane në Jordani. Sipas CENTCOM, katër cisterna të lidhura me Gardën Revolucionare u goditën në Gjirin e Omanit dhe një tjetër pranë ishullit Kharg. Uashingtoni tha se sulmet ishin përgjigje ndaj përpjekjeve iraniane për të goditur një anije luftarake amerikane.

Pas goditjeve, Irani lëshoi 20 raketa drejt një baze amerikane në Jordani. Autoritetet jordaneze thanë se 18 prej tyre u rrëzuan, ndërsa dy ranë në zona të pabanuara. Teherani ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj anijeve amerikane dhe atyre të lidhura me SHBA-në në rajon. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se për çdo sulm ndaj anijeve amerikane, Irani “do të humbasë cisterna”.

Përplasjet kanë ndikuar edhe në tregjet e energjisë. Nafta Brent u rrit në rreth 99 dollarë për fuçi, mes shqetësimeve për furnizimin global. Tensionet mbeten të larta, ndërsa sulmet e ndërsjella po zgjerojnë përplasjen ushtarake mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI