Flash

E rëndë në Rusi, orteku iu merr jetën 11 alpinistëve, 6 të plagosur dhe disa të zhdukur

Lapsi.al 7 September 2026

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi një ortek goditi një grup alpinistësh në Republikën e Kabardino-Barkisë, në Rusi.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Grykën e Bezengut, ku orteku përfshiu një grup prej 33 alpinistësh, njoftoi të hënën Ministria rajonale e Situatave të Emergjencave.

 
Sipas autoriteteve, 10 alpinistë kanë mundur të largohen nga zona me forcat e tyre, ndërsa fati i gjashtë personave të tjerë ende nuk dihet. 

Në vendngjarje janë angazhuar 56 ekipe të kërkim-shpëtimit, të cilat po vijojnë operacionet për gjetjen e personave të zhdukur.

Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të terrenit të thyer malor dhe rrezikut të orteqeve të tjera.

Në ndihmë të ekipeve pritet të angazhohen edhe një helikopter Mi-8 dhe një helikopter komercial, por operacionet ajrore do të nisin vetëm nëse kushtet atmosferike përmirësohen.

Autoritetet ruse vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa familjarët presin informacione për fatin e personave ende të pagjetur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI