Flash

Sekuestrohen drogë, armë dhe një automjet luksoz pas kontrolleve në Tiranë dhe Krujë, arrestohen 2 persona

Lapsi.al 2 August 2026

Policia ka vijuar kontrollet intensive në terren për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë publike. Kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Krujës, ku janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kokainë, armë e ftohtë dhe një automjet luksoz.

Operacioni është zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore.

Kontrollet janë përqendruar në akset kryesore rrugore dhe zona të ndryshme të Tiranës, si dhe në Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël.

Gjatë aksionit janë kontrolluar dhe verifikuar 87 automjete dhe 118 shtetas. Gjithashtu, janë evidentuar 34 automjete me xhama të errësuar në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, ndaj drejtuesve të të cilave janë vendosur masa administrative.

Për verifikime të mëtejshme janë shoqëruar 12 automjete dhe 16 persona.

Sipas policisë, një shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa një tjetër u arrestua pasi iu sekuestrua një armë e ftohtë, një shufër metalike.

Ndërkohë, një person tjetër u shoqërua pasi kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjatë veprimeve policore u sekuestrua edhe automjeti luksoz që ai përdorte.

Policia njoftoi se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme, garantimin e rendit publik dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI