Flash

Aksident i rëndë në Kosovë, 7 të plagosur pranë kufirit me Shqipërinë

Lapsi.al 2 August 2026

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të kufirit me Shqipërinë, ku shtatë persona kanë mbetur të plagosur. 

Sipas Policisë së Kosovës, në ngjarje janë përfshirë tre automjete. Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë në vendin e aksidentit dhe më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.  

Në të njëjtën autostradë janë raportuar edhe dy aksidente të tjera, të ndodhura në një distancë prej rreth 500 metrash nga njëri-tjetri.

Në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidenteve. Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI