Flash

Protestuesit i kërkojnë ta anulojë “Paketën e maleve”, Rama i del në mbrojtje

Lapsi.al 21 July 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestat masive që kanë përfshirë vendin, duke u ndalur te Paketa e Maleve.

“Çfarë kanë me Paketën e Maleve, ata që e kundërshtojnë dhe madje kërkojnë anulimin e saj. Nuk jam i vetëdijshëm sesa të informuar janë ata që malet i shohin nga qyteti apo që këto ligjet, vendimet i kanë me të dëgjuar për faktin që në një pjesë të territorit tonë, në disa zona të Shqipërisë ka një problem me faktin që njerëzit nuk e kanë njohur ligjin e ndarjes së tokës në fillim vitet ’90, ligji 7501, i cili nuk është pranuar për arsye se në vend që të pranohet ndarje proporcionale është rënë dakord mes veti, mes banorëve dhe komuniteteve që ndarja e tokës të bëhet në bazë të trashëgimisë dhe aty ku kanë qenë kufijtë e vetes”, tha Rama, duke shtuar më tej se “shitet në tregun e fjalëve si një tjetër akt tradhtie nga unë.” Kreu i qeverisë shënjestroi më pas edhe protestuesit, të cilët bëjnë thirrje për dorëheqjen e tij, duke thënë se “historia e flamingove është e ndarë nga historia e sorrave dhe korbave”.

Sipas tij, “ca korba duan ta kthejnë përmbys, por nuk kthehet përmbys ky sistem se është i garës, i punës dhe meritës.”

“Ai bulevard është qartësisht i ndarë për mua të paktën se është i ndarë për historinë. Historia e flamengove është historia e Shqipërisë së re ndërsa historia e sorrave dhe korbave që e kanë marrë peng dhe e kanë kthyer në një shëmbëlltyrë simetrie me jashtënxerrjen e opozitës që tani nuk dihet më ku është nuk ka asnjë lidhje me historinë e të ardhmes së Shqipërisë. Është vetëm e shkuara që vjen në forma të rrezikshme dhe shqetësuese po të shohim historinë. Ekstremet e majta dhe të djathta që vijnë për të sjellë më të keqen për një vend përmes sharlatanësh, injorantësh dhe dështakësh e zemërakësh të pangushëllueshëm. Paketa e Maleve është historia e të ardhmes. Këta që bërtasin për një Shqipëri që u dashka të jetë vetëm e shqiptarëve, ku nuk duhet të ketë të huaj, janë më e keqja që mund t’i ndodhë këtij vendi. Kaq keq Shqipërisë nuk ia kanë bërë as ata të tjerët që u tretën nga bulevardi dhe vazhdojnë ulërasin sepse janë të mbaruar”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI