Flash

Protestuesit lënë mesazhin "23 korrik" në Bulevard

Lapsi.al 21 July 2026

Ditën e hënë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke mbyllur edhe ditën e 51-të të mobilizimit kundër qeverisë. Gjatë marshimit, ata kanë lënë një mbishkrim gjigant në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku shkruhet "23 korrik". Ajo është data kur do të zhvillohet seanca e fundit plenare e Kuvendit para pushimeve verore. Me këtë mesazh, protestuesit paralajmëruan se do të rikthehen para Parlamentit, duke e cilësuar seancën e 23 korrikut si një moment të rëndësishëm të aksionit të tyre.

Dje gjatë ditës, qindra qytetarë u mblodhën para Kuvendit, ndërsa deputetët zhvillonin seancën plenare. Ata brohoritën thirrje si "Parlamenti i krimit", "Rama, jep dorëheqjen" dhe "Nuk na përfaqësoni", duke kërkuar largimin e qeverisë dhe ndryshimin e klasës politike. Pas tubimit para Kuvendit, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur thirrjen "Rama, jep dorëheqjen!" dhe duke paralajmëruar se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI