Flash

Revolta kundër qeverisë Rama edhe në Korçë, mësuesi u del në krah gjimnazistëve: Ngrini zërin

Lapsi.al 17 October 2026

Revolta kundër qeverisë Rama edhe në Korçë,

Edhe të rinjtë e Korçës kanë dalë sërish në protestën kundër qeverisë Rama. Protestuesit janë mbledhur fillimisht pranë monumentit të “Ushtarit të Panjohur”, për të nisur më pas marshimin përgjatë pedonales dhe rrugëve kryesore të qytetit. Me thirrjet “Bashkohuni me ne” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”, të rinjtë po përcjellin mesazhet e tyre kundër qeverisë. 

Ndërkohë, pranë institucioneve është shtuar prania e forcave të Policisë, me qëllim parandalimin e incidenteve, pas situatave të tensionuara të ditëve të fundit. Gjatë marshimit, një mësues gjimnazi, i cili po kalonte rastësisht në pedonale, është ndalur për të shprehur mbështetjen e tij për protestën e gjimnazistëve.

Ai i ka inkurajuar të rinjtë të ngrenë zërin për shqetësimet e tyre, duke u bërë njëkohësisht thirrje që të shmangin aktet e dhunës dhe të vijojnë protestën në mënyrë paqësore. Mësuesi theksoi rëndësinë e përcjelljes së kauzave të tyre me qytetari dhe përgjegjësi.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI