
Sot mbahet dita e pestë të protestave që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit.
Vëmendja është përqendruar sërish te Ministria e Arsimit, aty ku protestuesit kanë paralajmëruar grumbullimin e tyre, ndërsa pritet që në këtë mobilizim t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora.
Protesta e sotme vjen pas katër ditësh të shoqëruara me tensione, përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve në kryeqytet.
Në terren janë pozicionuar forcat e policisë, ndërsa pranë Ministrisë së Arsimit janë vendosur edhe autobotet, në kuadër të masave të marra për menaxhimin e situatës.
Ndërkohë, godina e Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e dëmtuar nga incidentet e ditëve të mëparshme.