Flash

Reforma brenda BE: Plani franko gjerman drejt miratimit, plani që favorizon Shqipërinë

Lapsi.al 10 September 2026

Gjermania dhe Franca kanë gati dokumentin për reformimin e shërbimit të jashtë të BE, që do të lehtësonte zgjerimin e Unionit me vende kandidate si Shqipëria. Euractiv raporton se ka parë një dokument konfidencial të Berlinit dhe Parisit, ku skicohet me detaje funksionimi i ri i Shërbimit të Jashtëm Evropian të Veprimit.

Dokumenti do të hidhet për diskutim brenda 2026, në Samitin europian para fundvitit. Në Bruksel, kjo shihet si një përplasje e madhe politike mes Gjermanisë, Francës, Presidentes së KE, Von der Leyen dhe Shefes së politikës së jashtme të BE, Kaja Kallas, kjo e fundit e vetmja që ka kundërshtuar planin franko-gjerman, për shkak të marrjes së kompetencave të saj.

 
Mesazhin e parë të forcës, Kallas e mori të hënën kur Gjermania dhe Franca i sabotuan bashkë me një grup vendesh të BE takimin për ngritjen e një grupi të nivelit të lartë për mbrojtjen europiane.

Gjermania dhe Franca synojnë ta zhbëjnë sistemin actual të politikës së jashtme të BE. Duke ia dhënë kompetencat Komisionit Europian. Në të njëjtën linjë, synohet heqja e vetos për vendet e anëtare të BE, për vendimet në politikën e jashtme. Vetoja të zëvendësohet me abstenim, dhe vendimet të kalohen me shumicë të kualifikuar ndër 27 vendet anëtare të BE.

Ky mekanizëm i ri, do të shmangte bllokimet që kanë penguar në të shkuarën BE, natyrisht edhe për zgjerimin. Kjo do i lehtësonte rrugën Shqipërisë apo dhe Malit të Zi, kandidatëve të tjerë nga Ballkani PErëndimor, apo Moldavisë dhe Ukrainës, të cilët më herët janë penguar nga një veto për të avancuar në rrugëtimin europian.

Megjithatë, Gjermania dhe Franca e kanë një plan te posacem edhe për zgjerimin e BE. Vendet kandidate sipas propozimit Macron-Merz do të hyjnë në fazën e integrimit gradual, qasje më të shpejtë në tregun e përbashkët europian apo lëvizje të lirë në zonën Shengen, por do të kenë kufizim të drejtash politike.

Kjo nënkupton që anëtarët e rinj të mos kenë menjëherë të drejtë vote të plotë apo të drejtë vetoje në institucionet e BE-së, për të mbrojtur balancën aktuale të fuqisë me 27 vota.

Dhe për Shqipërinë, kjo është  në rregull!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI