Flash

Raporti i Financave: Industria në krizë tkurr të ardhurat nga tatimi mbi fitimin

Lapsi.al 2 June 2026

Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Fitimin këtë vit janë më të ulëta se parashikimet Kuadrin Makroekonomik 2026-2028, kryesisht prej krizën ne sektorin e industrisë. Ministria e Financave në analizën Raporti i “Devijancave të Parashikimeve“ se të ardhurat nga ky tatim këtë vit kanë shënuar një devijim negativ prej -4 miliardë lekësh (mbi 40 mln euro), apo rreth -0.1% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), krahasuar me Kuadrin Makroekonomik. Ky nën-realizim lidhet kryesisht me përformancën e dobët të industrisë dhe veçanërisht me tkurrjen e fitimeve në sektorin e prodhimit, i cili i vetëm ka sjellë  në buxhet 3 miliardë lekë më pak se parashikimi.

Dokumenti i Ministrisë së Financave hedh dritë mbi ecurinë negative të industrisë, duke sqaruar se tkurrja ka ardhur si pasojë e një rënieje të fortë të pagesave në shtyllat kryesore të industrisë, energjia dhe fabrikat përpunuese.

Tkurrja e xhiros dhe fitimeve në sektorin e energjisë elektrike, në rrjetin e transmetimit, si dhe në industrinë fason ka krijuar një efekt zinxhir. Sipas Ministrisë së Financave kjo situatë është shtrirë në mënyrë të përhapur në plot 28 nënsektorë industrialë, duke dëshmuar për një ngadalësim të gjerë të aktivitetit prodhues në vend.

Nënçmimi i vazhdueshëm i monedhës vendase ndaj euros ka zhvlerësuar të ardhurat e industrisë eksportuese, duke ulur ndjeshëm marzhet e tyre të fitimit. Së dyti, rritja e kostove të brendshme të fuqisë punëtore, e diktuar nga mungesa e krahut të punës dhe rritja e pagave minimale e mesatare, ka shtuar presionin financiar mbi kompanitë prodhuese. Gjithashtu rënia e kërkesës në tregjet ndërkombëtare për disa mallra bazë, si dhe stabilizimi i çmimeve të energjisë krahasuar me vitet e krizës uli fitimin e jashtëzakonshëm.

Edhe pse inflacioni i përgjithshëm ka rënë, kostot e lëndëve të para industriale, makinerive dhe transportit mbeten të larta krahasuar me periudhën e para-krizës. Ndërmarrjet prodhuese shpesh e kanë të pamundur t’ia kalojnë këto kosto shtesë klientit final, duke u detyruar t’i observojnë vetë, gjë që vjen me koston e tkurrjes së fitimit të tyre.

Raporti i “Devijancave të Parashikimeve“ nënvizon se, megjithëse sektorët e shërbimeve, tregtisë dhe ndërtimit patën një ecuri pozitive dhe shënuan rritje gjatë kësaj periudhe, ky vrull nuk ka qenë i mjaftueshëm për të kompensuar humbjet e mëdha dhe rënien e përgjithshme të regjistruar nga sektori i industrisë./ Monitor.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI