Flash

“Rama të marrë përgjegjësi për çfarë po ndodh në Shqipëri”/ Demokratët europianë: Dhuna e shtetit ndaj të rinjve është shqetësuese

Lapsi.al 14 October 2026

“Rama të marrë përgjegjësi për çfarë

Demokratët Europianë kanë reaguar sërish ndaj dhunës së policisë ndaj të rinjve në protestën e djeshme në Ministrinë e Arsimit dhe në rrugët e Tiranës. Ata i kërkojnë kryeministrit Rama të mbajë përgjegjësi politike për dhunën e ushtruar.

Demokratët Europianë morën shembullin e gjakosjes nga policia të të riut Klevin Meta si dhe të riun që iu thye këmba nga efektivët e policisë dhe humbi ndjenjat.Pamjet dhe videot që po vijnë nga Tirana janë thellësisht shqetësuese.

Të gjithë kemi parë pamjet tronditëse të një të riu me këmbën e thyer rëndë, i cili po largohej i transportuar nga efektivët e policisë. Raportimet për përdorim të tepruar të forcës policore, përplasje të dhunshme dhe të lënduar në të gjithë kryeqytetin ngrenë pikëpyetje jashtëzakonisht serioze.

Edi Rama duhet të marrë përgjegjësi politike për atë që po ndodh. E ardhmja europiane e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi konfrontimin apo gërryerjen e besimit te demokracia. Ajo kërkon dialog, llogaridhënie, respekt për të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI