
19-vjeçari i cili u dhunua brutalisht nga policia dhe iu thye këmba po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Ai është identifikuar si Ledion Balla nga Librazhdi.
I riu pësoi thyerje të këmbës, pas goditjeve të marra nga efektivët e Policisë. Në kuadër të kësaj ngjarje janë pezulluar katër punonjës policie. Më herët, ai ka deklaruar se nuk ishte pjesë e protestës dhe tha se ishte dhunuar nga policia.