Flash

Zbardhen detaje nga beteja ligjore e Halle Berry-t me aktorin

Lapsi.al 13 October 2026

Zbardhen detaje nga beteja ligjore e Halle Berry-t me aktorin

Olivier Martinez ka kërkuar që vajza e Halle Berry, Nahla Aubry, të mos lejohet të dëshmojë në gjykatë gjatë konfliktit për kujdestarinë e djalit të tyre 13-vjeçar, Maceo.

Megjithatë, ai kërkon që vetë djali të ketë mundësinë të tregojë versionin e tij të ngjarjeve përpara gjykatësit.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga mediat amerikane, Martinez pretendon se Nahla, 18 vjeçe, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen dhe se dëshmia e saj mund të jetë e njëanshme, pasi ajo ka dalë në mbrojtje të së ëmës.

Në një deklaratë në gjykatë, Nahla e ka përshkruar nënën e saj si një prind të dashur dhe të përkushtuar. Ajo ka mohuar të ketë parë ndonjëherë Halle Berry të ushtronte dhunë fizike ndaj Maceos, duke kundërshtuar kështu pretendimet e ish-bashkëshortit të aktores.

Nga ana tjetër, Martinez këmbëngul se djali duhet të dëgjohet nga gjykata për një incident të pretenduar më 26 shtator.

Sipas versionit të tij, Berry e ka kapur djalin nga qafa dhe e ka mbytur gjatë një konflikti në shtëpi. Aktori pretendon gjithashtu se Maceo e ka telefonuar i shqetësuar pas ngjarjes, duke i kërkuar të shkonte ta merrte.

Martinez thotë se djali duhet të ketë mundësinë të tregojë atë që pretendon se ka përjetuar, si dhe të shprehë mendimin e tij për çështjen e kujdestarisë. Ai argumenton se dëshmia e Maceos mund ta ndihmojë gjykatën të kuptojë më mirë se çfarë ka ndodhur.

Halle Berry i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk e ka abuzuar kurrë të birin. Përfaqësuesit e saj ligjorë i kanë cilësuar pretendimet e Martinez si të pabazuara dhe çorientuese.

Përplasja ligjore mes dy aktorëve është përshkallëzuar muajin e kaluar, kur Martinez kërkoi ndryshimin e marrëveshjes së kujdestarisë. Sipas raportimeve, gjykata ka vendosur përkohësisht kufizime në takimet e Berry-t me djalin, ndërsa çështja vazhdon të shqyrtohet.

Halle Berry dhe Olivier Martinez u martuan në vitin 2013 dhe u ndanë në vitin 2016. Ata kanë një djalë së bashku, Maceon.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI