Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

Vonesa të reja për “The Batman 2”, Robert Pattinson thyen heshtjen

Lapsi.al 13 October 2026

Vonesa të reja për “The Batman 2”, Robert Pattinson thyen

Robert Pattinson ka dhënë një përditësim lidhur me vonesën në prodhimin e filmit “The Batman Part II”, duke zbuluar se xhirimet do të ndërpriten përkohësisht, përpara se ekipi të vendosë se si do të vijojë puna.

Aktori 40-vjeçar foli për statusin e filmit gjatë premierës së “Primetime” në Londër, të dielën, më 11 tetor.

“Do të ndalojmë për pak kohë dhe më pas do të shohim se si do t’i zgjidhim gjërat”, u shpreh Pattinson në tapetin e kuq.

Më herët, disa media raportuan se xhirimet e vazhdimit të filmit ishin pezulluar pasi regjisori dhe skenaristi Matt Reeves ishte tërhequr për arsye personale.

Përfaqësuesit e DC Studios dhe Warner Bros. konfirmuan se prodhimi ishte ndërprerë përkohësisht, ndërsa Reeves përqendrohet te një çështje familjare.

“Matt ka mbështetjen e plotë të DC Studios dhe mezi presim ta vazhdojmë së shpejti këtë rrugëtim”, thuhej në deklaratën e tyre.

“ The Batman Part II” është përballur me disa shtyrje që prej publikimit të filmit të parë, në vitin 2022. Që në tetor të atij viti, mediat raportuan se Reeves nuk e kishte përfunduar ende skenarin dhe se vazhdimi nuk pritej të dilte në kinema përpara vitit 2025.

Më 27 qershor 2025, regjisori njoftoi përmes një postimi në Instagram se skenari ishte përfunduar. Ndërkohë, në maj të vitit 2026 u raportua se xhirimet kishin nisur, ndërsa në korrik Reeves publikoi pamje të shkurtra të Pattinson në rolin e Batman-it, përballë një peizazhi të mbuluar nga dëbora.

Filmi i parë paraqiti një Bruce Wayne më të ri, i cili kishte vetëm rreth dy vite që luftonte krimin në Gotham City. Gjatë hetimeve për një seri vrasjesh të kryera nga Riddler, personazhi i interpretuar nga Paul Dano, Batman përballet me një qytet që përfundon në kaos pas një sulmi që përmbyt zona të mëdha të tij.

Pezullimi i xhirimeve vjen në një vit të ngjeshur për aktorin, i cili ka qenë pjesë e disa projekteve filmike, mes tyre “The Drama”, “The Odyssey” dhe “Primetime”.

Pattinson do të shfaqet gjithashtu në “Dune: Part Three”, që pritet të dalë në kinema më 18 dhjetor.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI