Flash

"Rama të distancohet", opozita thirrje kryeministrit për kërcënimet ndaj Marjana Koçekut

Lapsi.al 17 June 2026

Opozita i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të distancohet nga kërcënimet që ka marrë Marjana Koçeku nga Bajrat e Shkodrës, siç ajo lë të kuptohet në mesazhin që publikoi këtë paradite në rrjetet sociale. Në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, deputetja e PD, Albana Vokshi tha se kryeministri duhet të mbajë një qëndrim për këtë çështje kaq të rëndë.

"Si është e mundur që një deputete të kërcënohet? Nëse është e vërtetë. Nëse Marjanës i shkojnë Bajrat, mua më kanë ardhur Xhabaftët. Nëse në qarqet e tjera shkojnë dhe i kërcënojnë grupe kriminale të lidhura, nëse Rama i quan protestuesit fashistë, normal që mbillet urrejtje dhe përçarje. Kjo është ajo që mua më shqetëson dhe ne këtu në këtë komision nuk mund të bëjmë sikur s'ka ndodhur asgjë. Sepse është çështje e sundimit të ligjit dhe për sa kohë Rama është kryeministër nuk ka sundim të ligjit dhe nëse Rama është i lidhur, duhet të dalë të distancohet dhe edhe nga ju pres të distancoheni nga shantazhet ndaj një kolegeje. Ligjin, Ramës ia bëjnë bandat" tha Vokshi.

Përgjigjen e mori nga kryetari i Komisionit, Igli Hasani, i cili është edhe reagimi i parë i PS për këtë çështje. Hasani tha se kushdo që ndihet i kërcënuar duhet t’i drejtohet Policisë së Shtetit dhe se reagimet në Instagram nuk janë punë për to.

“Kushdo që ndihet e kërcënuar, kushdo që ka indicie duhet t’i drejtohet organeve, Policisë së Shtetit, nëse ka edhe një indicie. Se kush zgjedh instagramin për të bërë deklarata, kjo nuk është puna ime fare. Duhet ti drejtohen policisë së Shtetit”, tha Hasani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI