Flash

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburantit, ulet nafta

Lapsi.al 17 June 2026

Bordi i Transparencës ka caktuar këtë të shtunë çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e sotme, nafta do të tregohet me 176 lekë për litër, 4 lekë më pak se mbledhja e fundit e bordit.

Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar 166 lekë/litër, 2 lekë më pak se vendimi i fundit i bordit. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 13:00 të datës 17 qershor 2026 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimmarrjen e radhës. 

  
Njoftimi i Plotë:

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e tij të radhës, të zhvilluar më 17 qershor 2026, ndryshimet e reja të çmimeve tavan për nënproduktet e naftës në tregun vendas.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 176 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 166 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 17 qershor, në orën 13:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës të Bordit, ku pritet të rishikohen sipas lëvizjeve të tregut.

Në njoftim theksohet se çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin. Në rast shkeljesh të konstatuara, do të merren masa administrative, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

Institucionet shtetërore përkatëse, përfshirë Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë deklaruar angazhimin e tyre për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI