Flash

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot, kanë ngelur puplat dhe vezët e ditëzinjve

Lapsi.al 24 July 2026

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj organizatorëve dhe mbështetësve të protestës së zhvilluar një ditë më parë në bulevard, duke i quajtur ata ditëzinjë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se pas përfundimit të protestës “bulevardi u zbraz nga flamingot” dhe u mbush nga puplat dhe vezët e ditëzinjve.

Sipas kryeministrit, protesta nuk mund të kuptohet vetëm përmes ndërhyrjeve politike apo ndikimit të aktorëve të tjerë, pasi në thelb qëndron një hendek mes qeverisë dhe përjetimit të qytetarëve.  Ai përsëriti se protesta mori jehonë të madhe edhe për shkak të përhapjes në rrjetet sociale, simbolikës së flamingove dhe lidhjes së projektit në Zvërnec me familjen e Donald Trump. 

“Meqë bulevardi u zbraz nga Flamingot dhe aty ngelën puplat e ditëzinjve dhe vezët e punëzinjve, dhe duke bindur veten se populli do të bindet kur të shoh veprën aty ku sot sheh atdheun e tij në shitje. As këto bashkë nuk mjaftojnë që të mbyllin këtë hendek. Fokusohuni te përjetimet e njerëzve. Midis faktit tonë dhe njeriut të zakonshëm hapet një hendek i atillë, e ka realizuar rënia e besimit të tij. Ajo protestë nuk mund të kuptohet pa renë e mbingarkuar të të dhënave digjitale në Bulevardin e Flamingove, që çoi sinjal në të gjithë anët e globit. Mbi Zvërnecin qëndronte hija e emrit më polarizues në mediat botërore, dhëndri dhe bija e tij, e Trump. Zvërnec dha videon revoltuese, Flamingo dha pamjet magjepsëse dhe pjesën tjetër e bëri algoritmi. Zelli i kundërshtarëve të gjithandejshëm për të luftuar me vjehrrin e madh për çdo çast, ku Bulevardi u transformua në hendek. Shkaku i hendekut ishim ne dhe zemra e protestës ishte e njerëzve të thjeshtë. Ndaj përgjigja për ta duhet të jetë nga ne dhe jo e sharlatanëve. “O burra të rrëzojmë diçka, të rregullojmë ndonjë gjë dhe të kapim diçka”. Ishte qëllimi i tyre. Ata nuk e krijuan protestën por e kapën. Tani po rrotullohen drejt plagës. Zemra e protestës ka shtegtuar, bashkë me flamengot. Ata nuk janë armiq të Shqipërisë, por bijë të saj. Nuk e dinë se ku po shkojnë, pasi janë mish përtokë i armiqve dhe dashakeqeve të Shqipërisë," tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI