Flash

Rama nxjerr Rominën për të sulmuar Elisën: Plani i saj, atentat ndaj rrugës së Shqipërisë në BE

Lapsi.al 22 June 2026

Deputetja e Partise Socialiste, Romina Kuko ne nje analize te gjate mbi protestat e bulevardit i ka dhene nje pergjigje shteruese edhe koleges se saj socialiste, Elisa Spiropali, ish ministrja e jashte e cila ne merzi pas shkarkimit ka gjetur frymezim tek flamingot per nje marreveshje te re per Shqiperine.

 
Per Kukon, duket se Spiropali ka marre vetem meriten te flase ne emer te protestuesve, por duket se plani i saj mbetet te merzia.

 
 
“Mund të jesh i zemëruar me mënyrën si qeveriset, si bëhet opozitë, për Zvërnecin, pensionet e çdo gjë tjetër, por pastaj duhet të kërkosh të dish në radhë të parë kush flet në emrin tënd? Kujt po i shkon nga pas? Cilin po ndjek?  Emrin, planin dhe llogaridhënien. Nëse Shqipëria e Re refuzon ta japë këtë, refuzimi është vetë përgjigjja”

Kuko shkon dhe me tej, duke nenkuptuar Spiropalin, thote se njerezit e provuar nuk mund te kerkojne reformim ata qe deshtuan ne sektorin e tyre, si rasti i Ministrise se Jashtme.

“Nuk është rastësi që së fundmi kemi shtim aksionesh në bursën e revolucionit, zëra reformistë që janë provuar dhe sprovuar dhe nuk kanë arritur të reformojnë as sektorin e tyre. Distancimi në këto kohë turbullirash nuk kushton asgjë por blen gjithë vëmendjen. Po kur aksionet bien, çfarë do ngelet pas?”


Vec kesaj, sipas statuseve te Elisa Spiropalit ne rrjetet sociale, marreveshja e re fillon nga riperteritja e PS, por per Kukon kjo gjuhe e ish ministres i sherben vetem interesave te saj personale, ndersa plani i vetem duket se eshte kunder Shqiperise.

“Ata që sot flasin për ripërtëritje pa asnjë nga këto elemente po huazojnë gjuhën e saj për qëllime shumë më modeste se ato që pretendojnë, përveçse po kryejnë atentat ndaj rrugës së Shqipërisë së realitetit në BE.”

Elisa Spiropali duket se eshte distancuar kohet e fundit nga PS, prej kohes kur u shkarkua si ministre duke shkarkuar mllefin e saj ne rrjete sociale. Nje distancim qe eshte lexuar nga kryeministri Edi Rama qe e ka paralajmeruar me perjashtim, por heren e fundit e sfidoi duke i kerkuar ti sjelle marreveshjen e re per Shqiperine. Por SPIROPALI nuk ishte ne mbledhje, ishte duke ndjekur serish nga rrjetet sociale.

Të këshilluara

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI