Flash

Mision i ri për agjentët e SHISH/ I shtohet si detyrë ndjekja e sigurisë ekonomike dhe lufta hibride

Lapsi.al 22 June 2026

Pas sulmeve kibernetike të Iranit ndaj strukturës të shërbimeve qeveritare online tre vite më parë dhe evidentimit nga kryeministri Edi Rama të një lufte hibride për të cilën thotë se po shpaloset në shesh xhirimin e protestës, me këto fenomene tashmë të sanksionuara në një projekt ligj, do të angazhohet SHISH.

Megjithëse këto aspekte nuk kanë qenë jashtë vëmendjes të SHISH tanimë apo bëhen pjesë e ligjit ku përcaktohet përgjegjësia e këtij institucioni.

“Mbledh informacion për kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike, kërcënimet kibernetike dhe kërcënimet hibride, me impakt në mjedisin e sigurisë së vendit. Mbledh informacion për kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë.”, thuhet në dokument.

Anëtari demokrat në këtë komision Igli Cara e shfrytëzoi prezencën e tre drejtoreshave të SHISH për ti marrë një përgjigje lidhur me aktualitetin e protestave.

“Keni ndonjë koment si SHISH? I bashkoheni të njëjtit arsyetim të Kryeministrit, që këto protesta janë të nxitura nga Irani?”, u shpreh Cara.

Drejtoresha juridike e SHISH, Amarta Dhima iu përgjigj duke thënë:

“Ne këtu jemi për të diskutuar anën teknike të ligjit dhe kjo është një pyetje që mund t’i bëhet titullarit të institucionit vetëm në rast të raportimit vjetor që mund të bëhej në Komisionin e Sigurisë dhe nuk është objekt i këtij diskutimi. Ne nuk jemi personat përgjegjës për të dhënë një përgjigje të tillë”.

Erjona Ismaili ministre për marrëdhëniet me parlamentin shpjegoi në komisionin parlamentar të komisionit nevojën e këtyre ndryshimeve.

“Paraqitjet e nevojshme që objekti i veprimtarisë së SHISH të jetë më i qartë dhe në përputhje me terminologjinë e standardeve bashkëkohore të sigurisë, si dhe me praktikat e partnerëve ndërkombëtarë”, tha Ismaili.

Në projekt ligj parashikohet se  emri “Shërbimi Informativ Kombëtar” zëvendësohet me “Shërbimi Informativ i Shtetit”.

Një tjetër ndryshim lidhet me deklarimin e pagave ku parashikohet se:

“Punonjësit e SHISH-it përjashtohen nga detyrimi për deklarimin e të ardhurave të përftuara nga paga, si dhe deklarimin e kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. Kontrolli vjetor i tyre kryhet nga struktura e posaçme në Shërbimin Informativ të Shtetit, sipas procedurave të përcaktuara me akt të brendshëm të drejtorit të SHISH-it.”

Drejtoresha juridike në SHISH Amarta Dhima tregoi në këtë komision domosdoshmërinë e këtij ndryshimi.

Ndryshimet  e propozuara në projekt ligj u miratuan në këtë komision./Top Channel

 

Të këshilluara

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI