Flash

Rama: Nuk po falim Zvërnecin, ajo është një pronë private ‘denbabaden’

Lapsi.al 29 May 2026

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në prezantimin e themelimit të një kompanie në fushën e teknologjisë “Albanian Digital Solution”.

Në fjalën e tij Rama iu përgjigj dhe zërave që thonë se shteti shqiptar ka falur investitorëve tokën në Zvërnec të Vlorës.

Rama e quajti një lajm të rremë, pasi shteti nuk ka pjesë aty sipas tij, duke thënë se është një pronë private denbabaden dhe investitorët që e kanë marrë përsipër janë tejet serioz.

Rama: Një qasje e re e qeverisë, e kalimit të Shqipërisë në një fazë të re. Qeveria e ka parë të udhës për ti dhënë më tepër theks forcave që mund të verë në terrenin e ekonomisë sektori publik. Koorporata Shqiptare e Investimeve flet qartësisht përparësinë e kësaj qasjeje. Ka krijuar një portofol me një kapacitet me gjysëm mld euro që do shkojnë në interes të shtetit shqiptar, duke bërë që pronat publike duke i dhënë në shërbim të zhvillimit. Jo më kudo dhe kurdo të dhënies së pronës publike për hiç-asgjë në emër të zhvillimit.

Më vjen të them diçka mbi këtë zhurmën e një lajmi të rremë me demek që shteti po fal Zvërnecin. Shteti nuk po fal asgjë. Ajo është një pronë private denbabaden. Dhe investitorët e përfshirë në atë proces janë tejet seriozë, të cilët atë pronë e kanë marrë nga privatët. Shteti po, ka pasuri në anën tjetër të projektit ishullin e Sazanit, ende sot nuk kanë mbaruar negociatat pasi Koorporata Shqiptare e Investimeve është pjesë e investimeve. Shteti do jetë aty. Toka e ishullit aty është e shtetit shqiptarë. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI