Flash

Rama e pranon: Paguam 4 milion euro për të sjellë Kanye West në Tiranë

Lapsi.al 7 July 2026

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar stadiumi që po ngrihet ku do të performojë këngëtari me famë botërore, Kanye West.

Gjatë inspektimit, ai pranoi se janë shpenzuar 4 milion euro për koncertin, por duke e quajtur një investim ekonomik për turizmin. Rama shigjetoi edhe protestuesit duke i quajtur "sorra dhe korba" që sipas tij shpifin se janë shpenzuar dhjetëra miliona euro për koncertin e YE.

“Ky është një event i organizua tërësisht nga grupi privat. Partnerë shqiptarë, gjermanë, turq që kanë marrë përsipër gjithë këtë ndërmarrje kolosale. Shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë, jo dhjetëra miliona euro siç thonë sorrat dhe korbat e bulevardit, por 4 milionë që ne të garantojmë që ata mijëra njerëz që kanë prerë bileta nga Europa, nga Amerika, nga Australia, 80 shtete dhe janë më shumë se sa ata që blenë biletat dhe erdhënpër finalen e Conference League. Ky event nëse do të mbetej i parealizuar, do të ishte një mundësi ekonomike e humbur për kryeqytetin. Ata mijëra njerëz sjellin një impakt ekonomik të menjëhershëm por edhe hap pas hapi. Ajo finalja e Conference League na solli një bum turistësh nga Holanda dhe Italia. Këto janë eventet, se bota nuk janë budallenj që organizojnë evente të tilla që kërkojnë një shpenzim, por janë investime për një Shqipëri tjetër që nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që nuk duan”, u shpreh Rama.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI