Flash

Vrasja që tronditi Suedinë/ Genti sapo ishte diplomuar dhe do bëhej arkitekt

Lapsi.al 7 July 2026

Vrasja e një të riu shqiptar ka tronditur Suedinë.

Gent Maksutaj, vetëm 19 vjeç, u vra në rrugë në Upsala ndërsa kishte dalë shëtitje.

Sipas medieve vendase, shqiptari sapo ishte diplomuar dhe kishte në plan të studionte për arkitekturë.

Por të dielën në mbrëmje ai doli në shëtitje pasi kishte vrarë gjurin duke luajtur futboll dhe kishte nevojë që të lëvizte në mënyrë që plaga të mos i bëhej më keq.

Por ky ishte edhe momenti fatal për Gentin.

Fillimisht u raportua se Genti ishte goditur gabimisht pas një përplasje mes bandave.

Ndërkohë, një 18-vjeçar është arrestuar për krimin e rëndë.

Gazeta Aftonbladet raporton se vrasja është një ekzekutim i pastër.

Autori mori trenin për Stokholm, por u arrestua më vonë në një restorant Burger King.

Mendohet se autori ka udhëtuar me biçikletë dhe ka qëlluar një herë. Pasi viktima ishte shtrirë përdhe, ai është afruar dhe ka qëlluar sërish nga afër.

Prokurorët mendojnë se ka persona të tjerë të përfshirë në këtë krim.

Policia nuk është në gjendje të thotë akoma nëse krimi ka lidhje me luftën mes bandave në Suedi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI