Flash

Rama: Dera e BE-së nuk rri e hapur në pafundësi, kjo s’është beteja e PS për të mbetur në pushtet

Lapsi.al 30 July 2026

Kryeministri Edi Rama ka folur sot përpara socialistëve për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 
 
“Shqipëria nuk është sot ende një vend në një rrugë të zakonshme që mund të ecë, mund të ndalojë, të ndërrojë qeverinë, të vazhdojë pastaj aty ku e la, sikur koha të mos kishte çmimin që ka sot.

Demokracitë e vjetra janë vende ku kjo mund të ndodhë, sepse ata e kanë të ngritur shtetin “dem baba dem”. E kanë administratën me shekuj të kolauduar, dhe kur ecin në rrugën e shtruar të shtetit të së drejtës ndërrojnë shoferin edhe 7 herë në 10 vite, si Britania për shembull, por nuk kthejnë shtetin nga rruga.


 
Shqipëria sot është në udhëkryqin e fundit që e lidh me rrugën për në shtëpinë e madhe të Europës. Për herë të parë dera e hapur e asaj shtëpie shihet me sy në kalendar. Ajo shtëpi nuk është një dritë që herë zhduket nga mjegulla, nëpër shtigjet e rrugës, është mu aty përpara,  njësoj si dyert e kësaj godine, por nga ana tjetër dihet botërisht që ajo nuk është një derë e që rri e hapur në pafundësi.

Pikërisht tani përpara derës së hapur Shqipëria nuk mund t’ia lejojë vetes të vijë vërdallë rreth udhëkryqit të fundit. Le ta themi qartë, që të mos keqkuptohet nga askush, kjo nuk është beteja e PS për të mbetur në pushtet, por beteja e Shqipërisë për të qëndruar në vendin që i takon, në sofrën e BE”, tha Rama.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI