Flash

Pandeli Majko: Pse Serbia në Shkodër merr më shumë se një konsullatë

Lapsi.al 30 July 2026

Ish-deputeti socialist Pandeli Majko i është bashkuar kritikave ndaj nismës së qeverisë shqiptare për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër.

Majko shkruan se nuk ka krahasim mes një konsullate serbe në Shkodër dhe një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës. Sipas tij, duke bërë këtë lëvizje në Shkodër, Serbia tejkalon Kosovën dhe Malin e zi dhe merr më shumë se një konsullatë.

Reagimi i plotë i Pandeli Majkos:

‘Konsullatë serbe në Shkodër?!… Në Shkodër konsullata serbe do të ketë më rëndësi se sa vetë minoriteti!

Kundrejt hapjes së konsullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës! Krahasimi është më shumë se një ironi…!

Lugina e Preshevës është një vazhdimësi territoriale e banuar nga shqiptarët e mbetur në sovranitetin e Serbisë!

Konsullata në Luginën e Preshevës ‘shmang’ Kosovën! Në Shkodër, konsullata serbe ka Malin e Zi në mes!…

Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standart! Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër!

Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë!’.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI