Flash

Rama bllokon kufijtë nga frika e protestës, reagon qeveria e Kosovës

Ndryshe nga praktika e zakonshme sot që në 04 04 të mëngjesit po shënohen emrat e atyre që hyjnë në Shqipëri

Lapsi.al 4 July 2026

 

Tmerri nga protesta mbarëkombëtare e kësaj të shtune duket se po e drithëron pushtetin në Tiranë. Duke qenë se në të është thirrur të manifestojë edhe diaspora nga qeveria është dhënë një urdhër për të kontrolluar dhe vonuar në pikat kufitare ata që tentojnë të hyjnë në territorin e vendit. ka dhënë urdhër të bllokohen dhe të paraqesin vonesa të gjitha pikat kyfitare hyrëse me Shqipërinë.

Radhë kilometrike janë vënë re në pikën kufitare të Morinës në Kukës, pikë që lidh Kosovën me Shqipërinë. Ndonëse autoritetet kufitare nuk e konfirmojnë këtë sjellje në kundërshtim me ligjin ata i ka nxjerrë bllof qeveri e Kosovës. me një kalkulim sa të llogaritur po aq dhe politik ajo ka autorizuar një institucion të saj, si Qendra për Menaxhimin Kufitar të dalë me një deklaratë që e nxjerr bllof sjjelljen e administratës Rama. Përmes një njoftimi për media ajo ka bërë të ditur se "në dalje të Kosovës janë krijuar kolona të gjata pasi autoritetet shqiptare janë duke regjistruar qytetarët që futen në territorin e Shqipërisë. Kjo ka çuar në krijimin e kolonave deri në 3,5 kilometra".

“Ju informojmë, se sot nga ora, 04:00 e në vazhdim në dalje të R. së Kosovës, janë krijuar kolona të gjata, afërsisht 3.5 km pasi që autoritetet Shqiptare janë duke regjistruar hyrjen e qytetarëve" njoftoi Qendra për Menaxhim Kufitar. 

Pra pas retorikës kundër qytetarëve shqiptarë që vijnë të protestojnë në mëmëdheun e tyre, qeveria po kalon edhe në akte konkrete. Deri më tani kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë i hapur dhe pa kontroll policor, vulosje pasaportash etj. Por me sa duket në këtë ditë proteste rregulli ka ndryshuar. Dhe viktima të makthit të Edi Ramës nga përmbysja po bëhen edhe ata që që nuk po vijnë të protestojnë në Tiranë por kanë marrë rrugën që pa gdhirë për të shijuar "mrekullitë e Shqipërisë turistike" ndonëse këtë herë po ndeshen me rilindjen policore.

LAPSI.AL   
 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI