Flash

46 kg kanabis në Rinas, mësohet kush është i arrestuari

Lapsi.al 3 July 2026

Policia ka bërë sekuestrimin e rreth 46 kilogramëve lëndë narkotike në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, pas një operacioni të zhvilluar nga autoritetet. Kontrolli i dërgesës u krye pasi autoritetet vendase kishin marrë më herët një sinjalizim nga autoritetet kanadeze për një ngarkesë të dyshimtë.

Sipas informacioneve paraprake, për transportimin e drogës dyshohen tre persona, një çift me shtetësi shqiptare dhe një shtetas i huaj. Njëri prej tyre, Kristian Gjoni, dyshohet se tentoi t’i shmangej kontrollit duke pretenduar se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë dhe nuk mund t’i nënshtrohej procedurës.

Pas verifikimeve mjekësore rezultoi se pretendimi nuk ishte i vërtetë. Më pas, çifti dhe personi tjetër u arrestuan, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe rolin e secilit prej të përfshirëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI