Flash

Qindra të vdekur/ Shikoni si shemben ndërtesat nga tërmeti në Kolumbi (VIDEO)

Lapsi.al 10 August 2026

Të paktën 111 persona kanë humbur jetën dhe 87 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 7.4 ballë që goditi Kolumbinë këtë të hënë. Më të goditura janë rajonet e Valle del Cauca, Choco, Antioquia, Caldas dhe Rizalda. Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në rajonin e Valle del Cauca, ku ndodhet Cali, qyteti i tretë më i madh i Kolumbisë.

Tërmeti pati një thellësi prej 115 km, u ndje fuqishëm dhe shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesa. Shërbimi gjeologjik i Kolumbisë tha se epiqendra ishte në provincën Choco, në bregdetin e Paqësorit. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së deklaroi se nuk ishte lëshuar paralajmërim për cunami. Presidenti i vendit, Abelardo de la Espreja, shpalli gjendje katastrofe kombëtare.

“Ka pasur shembje në disa zona këtu dhe sigurisht, disa njerëz janë të bllokuar. Megjithatë, ne jemi tashmë këtu me Ushtrinë, duke punuar për t'i nxjerrë ata dhe duke kryer evakuimet e nevojshme”, - tha guvernatori i një prej zonave të goditura. 

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi shembjen e ndërtesave, duke bllokuar shumë njerëz në rrënoja. 

Tërmeti që goditi Kolumbinë ndodhinë orën 7:34 të mëngjesit sipas orës lokale (14:34 sipas orës shqiptare) dhe u ndje në kryeqytetin Bogota dhe Cali, si dhe në Venezuelë, Ekuador dhe Panama.

"Ajo që na ndodhi sot është tragjike. Nuk e dimë, në këtë moment, shkallën e vërtetë të efekteve të tërmetit", tha  Mauricio Salazar, kryebashkiak i Perrerias ndërsa autoritetet vazhdojnë të vlerësojnë dëmet dhe të merren me emergjencën.

Pas tërmetit, autoritetet në qytetin e Calit vendosën të evakuojnë spitalet dhe nisi një operacion për të larguar pacientët nga ndërtesat nga frika e shembjes së tyre.

Videot e mediave sociale treguan mbeturina që binin nga një ndërtesë e shërbimeve të emergjencës në Kaliforni. Copa të ndërtesës ranë mbi ambulancat e parkuara jashtë, ndërsa njerëzit vraponin për të shpëtuar jetën. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI