Flash

Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Qeveria njoftoi të martën se ka në plan të dyfishojë bonusin mujor për pensionistët duke nisur nga 1 janari 2027, në një kohë kur vendi bëhet gati për fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore.

Lapsi.al 15 September 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale bëri të ditur se dyfishimi i bonusit mujor do të prekë të gjitha kategoritë e pensionistëve dhe se krahas kësaj do të vijojë edhe indeksimi i pensioneve.

Sipas ministres për financimin e kësaj mbështetjeje janë parashikuar 22.4 miliardë lekë më shumë në buxhet, ndërsa objektivi deri në vitin 2030 është që pensioni i plotë të arrijë në jo më pak se 40 mijë lekë dhe pensioni i pjesshëm në jo më pak se 22 mijë lekë.

“Ky është një angazhim konkret për të rritur, hap pas hapi, të ardhurat e pensionistëve deri në vitin 2030”, tha Ibrahimaj, ndërsa koncepti i bonusit mujor u aplikua për herë të parë gjatë vitit 2026 për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve dhe varion nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj sipas kategorisë së pensionit.

Nuk është hera e parë që qeveria Rama ka akorduar bonuse për pensionistët në prag të zgjedhjeve duke shkaktuar kritika për përdorim të financave publike për të influencuar votuesit.

Edhe ky premtim shihet me shqetësim si tentativë për të ndikuar në fushatën elektorale të 2027-ës.

“Bëhet fjalë për një vendim qeverie që korrespondon fiks në kufirin e periudhës 4 mujore përpara zgjedhjeve”- i tha BIRN, Rigels Xhemollari nga organizata Qëndresa Qytetare.

“Rritjen për shkak të inflacionit apo rritjen e merituar qeveria ua hedh si plaçkë elektorale një kontingjenti te madh qytetarësh, siç janë pensionistët, të cilët në nevoja të mëdha jetike bien pre e këtij karremi elektoral”- shtoi ai.

Pak muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës, qeveria njoftoi shpërndarjen e dy bonuseve me vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë për rreth 730 mijë pensionistë, me një kosto prej 163 milionë eurosh, vendim që u kritikua si tentativë për të orientuar votën e një prej kategorive më të mëdha të votuesve në vend.

Në raportet e vëzhgimit OSBE-ODIHR ka ngritur disa herë shqetësimin për përdorimin e burimeve publike për qëllime elektorale. /Reporter.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI