Flash

Atentati/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen e Ergys Kolaverit

Lapsi.al 15 September 2026

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për çështjen e Ergys Kolaverit, duke e kthyer dosjen për rigjykim në Apel, me një tjetër trupë gjykuese.

Vendimi është marrë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sandër Simoni, i cili ka vendosur prishjen e vendimit të Apelit që e kishte shpallur Kolaverin të pafajshëm.


Ergys Kolaveri ishte dënuar në shkallën e parë me 20 vite burg për atentatin e dështuar me snajper ndaj Gazmir Dacit, me qëllim vrasjen e tij brenda burgut të Vaqarrit.

Por, në vitin 2022, Gjykata e Apelit i dha atij lirinë, ndërsa ndodhej nën arrest shtëpiak prej vitit 2020.

Kolaveri ishte në gjykim për vrasje të mbetur në tentativë dhe u dënua në nëntor të vitit 2017, me 20 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pikërisht ky vendim i dhënë nga kjo gjykatë u bë shkak për një sërë procesesh gjyqësore deri në Gjykatën e Lartë, çka solli lirimin nga qelitë të Kolaverit në janar të vitit 2020.

Sipas dosjes së Prokurorisë, thuhet se pasditen e 30 korrikut të 2016, i pandehuri organizoi një atentat ndaj Gazmir Dacit, i cili ndodhej në Burgun e Vaqarit në pritje të gjykimit për vrasjen e Gazmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të Robert Kolaverit.

Prokuroria theksoi se Kolaveri i pajisur me një armë të sofistikuar snajper ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim. Plani për të marrë gjakun vëllait, nuk shkoi si duhet, pasi nuk mundi ta vrasë atë që e konsideronte si hasmin e tij, por la të plagosur një të paraburgosur, shtetas i Kosovës. Më pas, sipas Prokurorisë, atentatori ndonëse kishte dështuar, u largua me shpejtësi me një makinë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI