Flash

Putin paralajmëron Europën: Përgatituni për luftë dhe Rusia do të përgjigjet

Lapsi.al 19 September 2026

“Nëse Europa përgatitet për luftë me Rusinë, Moska do të përgjigjet.” Ky ishte paralajmërimi i presidentit rus Vladimir Putin, i cili akuzoi disa vende europiane se po rrisin përgatitjet ushtarake dhe po e çojnë kontinentin drejt një përballjeje më të rrezikshme. Gjatë një takimi të Komisionit Ushtarak-Industrial, Putin deklaroi se disa udhëheqës europianë po flasin hapur për përgatitje për luftë me Rusinë. Ai iu referua edhe stërvitjeve ushtarake që po zhvillohen në Europë.

“Le të jetojmë në paqe; përndryshe, do të duhet të përgjigjemi edhe ne”, deklaroi Putin.

Presidenti rus e cilësoi zgjerimin e NATO-s si një nga kërcënimet kryesore për Moskën. Megjithatë, ai pretendoi se Rusia nuk ka synime agresive dhe nuk ka arsye të sulmojë vendet europiane. Putin akuzoi gjithashtu autoritetet ukrainase se po pengojnë rifillimin e negociatave të paqes. Kreu i Kremlinit u ndal edhe te programi i ri rus i armatimit. Ai tha se forcimi i arsenalit bërthamor strategjik mbetet një nga prioritetet kryesore të Moskës, duke pretenduar se 92% e forcave strategjike raketore të Rusisë janë modernizuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI