Flash

Protestë kundër ndërtimeve në Zvërnec, banorët përplasen me policinë private

Lapsi.al 30 May 2026

Me tensione të forta është regjistruar sot protesta e banorëve në Zvërnec, të mbështetur nga aktivistë ambientalistë dhe lëvizja Bashkë. të cilët janë kundër ndërtimeve në zonën e Dalanit.

Persona që thuhet se janë punonjës të sigurisë që punojnë për llogari të kompanive që do të ndërtojnë në këtë zonë, janë përplasur me protestuesit. 

Sakaq, e gjithë zona që është e rrethuar,  me prani të punonjësve të policisë dhe badigardëve privatë.

Projekti, i quajtur “Zvërnec Peninsula”, parashikon ndërtime banimi dhe hotele deri në tetë kate dhe një port në një nga zonat më të ndjeshme të bregdetit shqiptar. Ppor protestuesit paralajmërojnë se projekti i paralajmëruar si një zhvillim turistik  nga dhëndrri i Trump Jared Kushner dhe vajza e tij Ivanka Trump  mund të shndërrohet në një transformim masiv urban që rrezikon zhdukjen e habitatit natyror. Sipas tyre, në këtë zonë parashikohet ndërtimi i një kompleksi me kapacitete të mëdha akomoduese, që do të ndryshonte përfundimisht ekuilibrin ekologjik.

Të këshilluara

Kuvendi Kombëtar i PD nis punimet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, aty ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i PD. Siç shihet e...

11:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI