Flash

PD ironizon Ramën me Inteligjencë Artificiale: Kam kushtuar 100 euro

Lapsi.al 30 May 2026

Kuvendi kombëtar i Partisë Demokratike, forumi më i lartë vendimmarrës nisi punimet në pallatin e Kongreseve. Punimet nisën me prezantimin e një avatari të Skënderbeu, të krijuar me Inteligjencë Artificiale. Në mesazhin e tij avatari i Skënderbeut, duke e quajtur besëlidhje kuvendin e demokratëve, tha se Rama po i kushton shumë Shqipërisë. Në video thuhet se avatari i PD-së ka kushtuar vetëm 100 euro jo 4 milionë euro sa ministrja Diella. 

"Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj, As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve. Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro. Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar. Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje, jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Anti-Vjedhjes!".

Të këshilluara

Kuvendi Kombëtar i PD nis punimet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, aty ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i PD. Siç shihet e...

11:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI